Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha se Rusia mbeti e vetme në veton ndaj rezolute për të ndalur agresionin mbi Ukrainë. Xhaçka thotë se sulmi rus duhet të ndalet pasi po thyen të gjitha rregullat ndërkombëtare.

Reagimi i Xhaçkës vjen pas rrëzimit në KS të OKB, të rezolutës së bashkëhartuar nga Shqipëria dhe SHBA për agresionin në Ukrainë. 80 vende anëtare të OKB bashkë sponsorizuan rezolutën, ndërsa 11 nga 15 anëtarë të KS e votuan atë.

“Rusia mbeti e vetme dje në vendosjen e vetos ndaj rezolutës në Këshillin e Sigurimit të OKB ??, e cila bën thirrje për t’i dhënë fund agresionit kundër Ukrainës. Kjo që Rusia po bën është e paligjshme, është një sulm ndaj ligjit ndërkombëtar dhe rendit të bazuar në rregulla! Ky sulm nuk mund të vazhdojë, ndaj le të qëndrojmë të gjithë së bashku përkrah Ukrainës”, shkruan Xhaçka.