Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka është takuar me homologët e saj të rajonit dhe Gjermanisë gjatë zhvillimit të Konferencës së Sigurisë në Mynih. Xhaçka është shprehur se është diskutuar mbi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe rolin kyç që Gjermania ka në zhvillimin e rajonit.
“Takim i frytshëm me Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Annalena Baerbock, të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, të Kosovës, Donika Gervalla dhe të Bosnje Herzegovinës, BiseraTurkovic, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih. Diskutim konstruktiv mbi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe rolin kyç që Gjermania ka në zhvillimin e rajonit”, shkruan Xhaçka.
Ndër të tjera Xhaçka shprehet se takimet “thellojnë më tej bashkëpunimin e shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Gjermanisë”.
Olta Xhaçka se bashku me kryeministrin Edi Rama ndihen në Mynih prej ditës së premte lidhur me zhvillimin të konferencës 3 ditore të Sigurisë në Mynih për situatën dhe tensionet Rusi-Ukrainë. Në këtë konferencë për herë të parë mungojnë përfaqësuesit e Rusisë.