Milani duket se do të humbasë një tjetër yll falas, fatkeqësisht. Pas Donnarumma dhe Calhanoglu, verën e kaluar, radhën e ka Franck Kessie. Po ku mund të shkojë mesfushori me nofkën “presidenti? Jo jashtë Serie A.
“Kessie të Juve si një transferim i lirë. Puna tashmë ka nisur”, – shkruan “Corriere dello Sport”, sot në stendat e gazetave. Bie poshtë pista Nandez për Allegrin, i cili nuk e konsideroi të nevojshme.
Te bardhezinjtë tashmë po mendojnë verën e ardhshme, ku objektivi i madh për mesfushën do të jetë Franck Kessie. Kontrata e lojtarit nga Bregu i Fildishtë është afër skadimit, rinovimi me Milanin duket shumë larg.
Madje u fol për një goditje të bujshme të Juventusit që në janar, por bardhezinjtë po punojnë për verën, ta marrin falas. Pas Zakaria dhe Locatelli, rindërtimi në mesfushën e “Zonjës së Vjetër” vazhdon.