Shanset për anëtarësimin e Ukrainës në NATO janë duke u zbehur, deklaroi sot presidenti Volodymyr Zelensky.
“Ekzistojnë shkaqe konkrete, rezistenca nga ana e Rusisë dhe disa vende anëtare të aleancës”, tha ai në një deklaratë.
Zelensky shtoi se ky nuk ishte sekret, por nuk i përmendi vendet. “Rusët po përdorin praninë aktuale të trupave në kufijtë e Ukrainës si një mjet për të ushtruar presion”, tha ai.
Presidenti ukrainas përsëriti ofertën e tij për negociata të drejtpërdrejta me Moskën. Megjithatë, kërkesave të Kievit për bisedime Kremlini nuk u është përgjigjur ende.
Moska ka sinjalizuar disa herë se Zelensky duhet së pari të zbatojë marrëveshjet e arritura përpara bisedimeve me presidentin rus Vladimir Putin.