Iniciativa e Ballkanit të Hapur ka filluar të japë rezultatet e para në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Qeveria serbe ka marrë vendimin që të lejojë kalimin e 31 mijë tonëve grurë drejt Shqipërisë dhe një sasie më të vogël të misrit. Po ashtu në kuadër të Ballkanit të Hapur, Vuçiç shtoi se Serbia duhet të importojë sasi të mëdha nafte çdo ditë, që do të vijnë me anije nga Lindja e Mesme drejt portit të Durrësit.
Sipas presidentit serb, nafta nuk mund të transferohet lehtë nëpër Detin e Zi, për shkak të kompanive të sigurimit dhe pasigurive nëse do të ketë një konflikt dhe më të zgjeruar rreth portit të Odesës.
Edhe në Serbi çmimi i naftës është rritur sërish, pasi në tregun botëror një fuçi naftë, nga një 118 dollarë që shitej disa ditë më parë, ka arritur shifrën e 122 dollarëve për fuçi. Ndërsa çmimi i gazit është rritur me 25 % si pasojë e vendimit të presidentit rus Vladimir Putin për ta paguar atë në monedhën ruse Rubla.
Presidenti i Serbisë ka kritikuar edhe udhëheqjen e forcave të armatosura të këtij shteti, të cilat nuk kishin marrë masa që në muajin Dhjetor që të shtonin rezervat e detyrueshme të ushqimeve për ushtrinë.
Një problem tjetër sipas kreut të shtetit serb është edhe fakti që fabrikat e industrisë së mbrojtjes serbe nuk kishin siguruar mbrojtjen e parë.