Merkato e Milan-it ka transformuar skuadrën e Stefano Pioli-t në një thesar të vërtetë. Janë kuqezinjtë, sipas La Gazzetta dello Sport, lojtarët që kanë patur rritjen më të lartë të vlerave.

Mike Maignan vlerësohet rreth 30 milionë euro, dyfishin e shumës që ka kushtuar: për Pierre Kalulu kostoja është rreth 15 milionë euro tani.

Për katërshen Fikayo Tomori, Rafael Leao, Theo Hernandez dhe Sandro Tonali, vlera është rritur në 56 milionë euro për të katërt.

Një ekip që, pas ardhjes së Elliott, ka kaluar nga një vlerësim 263 milionë euro në 360 milionë euro aktualisht nëse konsiderojmë formacionin që ka zbritur në fushë kundër Napoli-t në javën e fundit të kampionatit.