Kryeministri Edi Rama me anë të një reagimi në rrjetet sociale është ndalur edhe një herë tek Paketa e Rezistencës Sociale duke thënë se qeveria nuk do të lë kurrë vetëm qytetarët.

Kreu i qeverisë shprehet se pasojat e luftës do të përballohen me solidaritet.

“MIRËMËNGJES dhe me 7 masat e Paketës së Rezistencës Sociale, të cilat flasin vetë, edhe këtë herë, se kjo është qeveria që kurrë nuk i lë vetëm në ditët e vështira ata që kanë nevojë për mbrojtje, ju uroj një javë me më pak stres nga pasojat e padëshiruara të një lufte që as e nisëm, as e ndalim dot ne, por që do ta përballojmë patjetër me forcën e karakterit dhe të solidaritetit tonë me njëri-tjetrin” shkruan Rama.