Aktorja e njohur e humorit shqiptar, Delinda Disha ka ndarë një lajm shumë të bukur me të gjithë fansat dhe ndjekësit e saj. Ajo është shtatzënë dhe do të bëhet nënë për herë të dytë. Dalina e ka bërë të ditur këtë lajm me anë të një fotoje, të cilën e ka postuar në llogarinë e saj të “Instagram”-it. Ajo shfaqet me barkun e rrumbullakosur, teksa bashkëshorti dhe i biri i pikturojnë disa zemra. “Faleminderit Zot për gjithçka”, ka shkruar aktorja krahas fotos.
Delinda nuk e kq zbuluar ende gjininë e bebit, megjithatë urimet e shumta nuk kanë munguar duke i uruar aktores shtatzëni të mbarë dhe të qetë. Rikujtojmë që djali i Delinda Zhupws ka lindur më shkurt të 2017 dhe ajo zgjodhi ta pagëzojë me emrin Dasantin.
Pas lindjes së parë ajo rrëfeu detaje të shumta nga jeta e saj private dhe kryesisht për mëmësinë. Ajo tregoi se fillimet e saj si nënë kanë qenë paksa të vështira, por me ndihmën e familjarëve arriti të përballonte gjithçka.
Aktorja tha se në dy javët e para të lindjes vetëm qante, sepse pasditeve duhej të qëndronte larg djalit për shkak të punës. “Pas lindjes një javë pushim bëra dhe u riktheva në punë. Paraditja ikte, ndërsa pasdite vetëm qaja. Dy javë pas lindjes pasditeve vetëm qaja. Më dukej sikur djali nuk ishte mirë, por me mbështetjen e familjes, Eldos dhe motrave të mia e kalova. Bebi ishte i vogël dhe kisha frikë ta mbaja”, ka rrëfyer Delinda.