Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, identifikoi 3 sektorët ku SHBA mund të ndërmarrë veprime së shpejti ndaj Ukrainës.
‘Ndalim i importeve të naftës ruse, shpallje e krimeve të luftës dhe ndihmë për lehtësimin e dërgimit të avionëve luftarakë polakë në Ukrainë’, janë 3 sektorët të cilët identifikoi në ABC Neës, Thomas-Greenfield përmendi ato zona ku SHBA po shqyrtonte opsionet dhe po koordinohej me aleatët.
Ajo tha se Presidenti Biden ishte “në diskutim me aleatët e NATO-s” për një ndalim të mundshëm të importeve të naftës ruse.
“Presidenti po punon me këshilltarët e tij, këshilltarët e sigurisë, si dhe këshilltarët e tij të energjisë, se si të adresohen këto çështje,” tha ajo, duke shtuar se Shtëpia e Bardhë është e ndërgjegjshme se si një ndalim i tillë mund të ndikojë në çmimet e gazit.
Ajo tha se SHBA ka qenë “në konsultime të ngushta me qeverinë polake, si dhe me aleatët tanë të tjerë të NATO-s”, mbi nocionin e lehtësimit të transferimit të avionëve luftarakë të epokës sovjetike nga Polonia në Ukrainë.
“Ne nuk e kemi kundërshtuar në asnjë mënyrë që qeveria polake t’i ofrojë këto avionë Ukrainës dhe ne po punojmë, siç vutë re, për të parë se si mund t’i plotësojmë ato,” tha ajo, duke iu referuar një plani që po formulohej për të dërguar F- 16 në Poloni.
Dhe ajo tha se SHBA “po punonte me partnerët për të mbledhur dhe ofruar informacion” mbi krimet e mundshme të luftës.
“Çdo sulm ndaj civilëve është një krim lufte,” tha ajo. Në fillim të kësaj jave, Biden nuk i quajti veprimet e Rusisë në Ukrainë një krim lufte.