Afati për aplikimet për Skemën Kombëtare të mbështetjes në Bujqësi është data 30 mars. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca informoi sot se periudha e pranimit të aplikimeve për Skemën Kombëtare do të shtyhet me 5 ditë, për tu mbyllur me 30 mars. “Kemi shtyrë afatin e aplikimeve për Skemën Kombëtare të mbështetjes në bujqësi deri më 30 mars”, deklaroi Krifca.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural thotë se këtë vit skema kombëtare e bujqësisë synon të realizojë dy qëllime kryesore, uljen e kostos së prodhimit për shkak të rritjes së çmimeve dhe rritjen e eksporteve. 13 masat e financimeve, arrijnë një total buxheti prej 3.7 miliardë lekësh, duke përfshirë edhe 1.45 miliardë lekë për masën e financimit me naftë për makineritë bujqësore. Në skemë përfshihen sektorët e blegtorisë, peshkimit, bletarisë, bujqësisë, certifikimi, e të tjera.

Aplikimet me zero dokumente kryhen përmes portalit e-albania.