Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në juglindje shoqëruar me temperatura të ulëta deri në -7 °C.

Reshje të dendura bore ka patur edhe në akset e Dajtit, në Veri në zonat malore dhe në Llogara.

Sipas ARRSH-së, qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale pasi është punuar me pastrimin dhe shpërndarjen e kripës

”Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH.