Ministria e Shëndetësisë thotë se nga 1,147 testime, 70 qytetarë kanë rezultuar të infektuar.

Në raportin ditor thuhet se fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete dhe 140 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

RAPORTIMI:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,147 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 70 qytetarë, në këto bashki:

27 në Tiranë, 11 në Sarandë, 4 në Elbasan, 3 Gjirokastër, 2 në Pukë, Durrës, Fier, Lushnje, Vlorë, Himarë, Delvinë, Kuçovë, 1 në Shkodër, Lezhë, Kukës, Kruje, Kavajë, Patos, Divjakë, Libohovë, Gramsh.

Janë 434 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 12 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.

Janë shëruar 140 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,603 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (29 Mars 2022)
Raste të reja ditore 70
Të shëruar në 24 orë 140
Të shtruar në spitale 12
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1,147

Testime totale 1,775,588
Raste pozitive 273,529
Raste të shëruara 269,603
Raste Aktive 434
Humbje jete 3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 233
Vlorë 60
Fier 34
Gjirokastër 30
Berat 17
Elbasan 15
Shkodër 13
Kukës 9
Durrës 9
Korçë 6
Dibër 6
Lezhë 2