Deputetët e Partisë Socialiste do të zbresin në terren për të verifikuar çmimet. Lajmi u bë me dije nga kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së grupit, Balla tha se edhe deputetët do t’u bashkohen ministrave për të kontrolluar në terren çmimet, me qëllim që të mos u lihet hapësirë abuzuesve.

Në mbledhjen e drejtuar sot prej tij, kreu i grupit socialist zbuloi gjithashtu se u vendos mbi modalitetet e zhvillimit të mocionit të debatit në seancën e ditës së nesërme në Kuvend, kërkuar nga Partia Demokratike.

“Ne do të miratojmë së shpejti aktet normative. Por kanë fuqinë e ligjit dhe po zbatohen. Edhe deputete e PS do t’i bashkohen kolegëve ministra në punën e përditshme me të gjithë qytetarët për të verifikuar masat e marra nga qeveria, përmes grupeve të verifikimit të kontrollit të respektimit të çmimeve, me qëllim që të mos i lëmë hapësirë asnjë abuzuesi për të përfituar në kurriz të qytetarë. Edhe grupi nuk mund të jetë i përjashtuar në një axhendë intensive në të gjitha qarqet, në mënyrë që të gjitha masat e marra nga qeveria për pasojat e kësaj lufte.

Nesër do të kemi një mocion me debat të propozuar nga PD, kemi dakordësuar modalitete e këtij debati që do të zgjasë 3 orë. Ne duam që debatin, diskutimet ti bëjmë direkt në terren me njerëzit që na kanë dhënë besimin. Me të mbaruar seancë të gjithë deputetët do të jenë në territor”, tha Balla.

Kujtojmë se i pari që zbriti vetë në terren ishte kryeministri Edi Rama, i cili inspektoi në një supermarket.