Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla së bashku me kryetaren e bashkisë Lushnje Eriselda Sefa kanë inspektuar sot punimet që po kryhen për rehabilitimin e stadiumit “Roza Haxhiu”.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla shprehet se shtrimi me tapet në fushën para stadiumit “Roza Haxhiu”, është pjesë e projektit për modernizimin e terreneve sportive në këtë qytet.

Sipas Ballës puna do vijojë pa ndërprerje deri në modernizimin e plotë të stadiumit të Lushnjes.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Me kryetaren e Bashkisë Eriselda Sefa pamë nga afër punën që po kryhet për shtrimin e tapetit në fushën para stadiumit “Roza Haxhiu”, pjesë e projektit për modernizimin e terreneve sportive në këtë qytet.