Ish-kryetari i PD Lulzim Basha ikën nga Shqipëria. Kështu pretendon faqja “Brryli. Broadway” e cila në rrjetin social të Instagram ka postuar edhe foto të ish-kryedemokratit Basha me një valixhe në dorë në aeroportin e Rinasit.
Vetëm pask ditë pasi dha dorëheqjen nga posti i kreut të PD, Basha është larguar nga vendi. Nga çfarë duket prej pamjeve, që pretendohet se janë të ditës së sotme, Basha është i shoqëruar nga një person, duke e lënë mister vendin drej të cilit është nisur dhe po ashtu arsyen.