Cristiano Ronaldo nuk po kalon një moment të mirë te Manchester United. Kampioni portugez nuk ka rendimentin e zakonshëm, për sa i takon paraqitjeve dhe golave të shënuar.
Të dielën është luajtur derbi i Manchester-it kundër City-t dhe pikërisht CR7, i cili nuk ka qenë i grumbulluar me skuadrën, ka shkuar në Portugali.
Ngjarja është pasuruar sot me një episod të ri: sipas The Sun, ylli portugez është kthyer të stërvitet në qendrën stërvitore i shoqëruar nga disa truproja.
Domethënë atmosfera rreth CR7 nuk është aspak e mirë.