Nga Agron Gjekmarkaj
Patrik Sadikaj një gazetar i njohur e njekohesisht i punesuar në zyren e shtypit të PD u largua nga puna prej të vetequajturit Komisoni të Rithemelimit, organ folklorik e politik njekohesisht mbushur me lloj lloj figurash që këtë parti të madhe e bënë të vogel shpesh, në numra e në vlera, me veset, memecllekun e akraballekun që i karakterizon.
Kudo flasin për bashkim pasi qene per muaj zërat linçues të perçarjes! Të lodhur nga urrejtja, të venitur nga perçarja dhe egersia e saj deshem të beson në iluzionin e bashkimit.
Profesoresha që kendon motin , që kontribut të vetem në politike ka sistemimin e flokeve të Doktorit , na tha që jeni të rritur për të patur iluzione kaq feminore!
Ne e dime që partia “jonë” e ka zët lirinë e shtypit, ajo ka burgosur dhe gazetare, ka qerasur me djegie edhe gazeta ndaj akti putinian ndaj Patrikut është një detaj po premtues ama, për atë të uruar bashkim që po na vjen bashkë me pranveren. Patrika Sadikaj është me fat, Anna Politkovskayas i ka shkuar me keq.
Sali Berishes që prej kohesh i mungojnë aktet fisnike i takon ta kthejë në punë dhe ti kerkojë falje por zor ta bëje. Patriku është demokrat i cili largohet nga puna per bindje politike brenda kesaj partie.
Jazek u qoftë.