Presidenti i SHBA Joe Biden është takuar ditën e sotme me dy ministra ukrainas në Varshavë. Ky është takimi i parë i presidentit amerikan ballë për ballë me zyrtarë të nivelit të lartë që kur forcat ruse pushtuan Ukrainën.
Ndërkohë Shtëpia e Bardhë njoftoi se do të zhvillohet edhe një takim mes sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken dhe sekretarit të Mbrojtjes së SHBA Lloyd Austin me homologët e tyre ukrainas, Dmytro Kuleba dhe Oleksii Reznikov.