81 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus nga 1.224 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. 33 raste me Covid 19 kanë rezultuar në Tiranë, 8 në Sarandë, 6 në Vlorë, 5 në Shkodër, Gramsh, 4 në Divjakë, 3 në Rroskovec, Dropull, 2 në Lezhë, Delvinë, 1 Fushë-Arrëz, Kukës, Tropojë, Kamzë, Dibër, Fier, Lushnjë, Memaliaj, Devoll, Prrenjas. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 634 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 37 pacientë, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 102 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,764 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat anti Covid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
Statistika (17 Mars 2022)
Raste të reja ditore 81
Të shëruar në 24 orë 102
Të shtruar në spitale 37
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1,224
Testime totale 1,764,032
Raste pozitive 272,885
Raste të shëruara 268,764
Raste Aktive 634
Humbje jete 3,487
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 255
Fier 100
Vlorë 66
Shkodër 56
Kukës 47
Gjirokastër 29
Elbasan 28
Korçë 20
Lezhë 16
Berat 6
Dibër 6
Durrës 5