Policia e Shtetit ka publikuar bilancin e punës në një javë.
•Gjatë kësaj jave janë arrestuar dhe proceduar 445 persona, nga këta: 151 janë arrestuar dhe 294 janë proceduar penalisht. Janë shpallur në kërkim 28 persona.
•Janë kapur në total 36 persona në kërkim, nga këta: 34 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.
•Janë zhvilluar 26 operacione policore të koduara: “Avenue”, “Valencia”, ”Skema”, “Shtegtarët”, “White Van”,”Baz”, “Triple Play”, “Nine”, “Lugano 2”, “Cultural Heritage”, “Prevention”, “Çiklisti”, “Skadenca”, “Melgusha”, “Blindi”, “Servisi”, “Dita e verës”, “Led”, “Papër”, “Celulari”, “Guda”, “Road Guard 8”, “Perimetri”, “Basti i fundit”, si dhe 2 operacione të koduara “Fati i lojërave”.
•Dy operacionet policore, “Valencia” dhe “Avenue”, u zhvilluan falë bashkëpunimit të shkëlqyer të FAST Albania me homologët e FAST Spanjës dhe FAST Belgjikës, ku u kapën dhe u vunë në pranga 3 shtetas, të kërkuar për krime kundër personit.
•Operacioni policor i koduar “Skema”, për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e mashtrimit kompjuterik, i iniciuar nga Njësia për Hetimin e Krimit Kibenretik, në Drejtorinë Hetimore në Deparatametin e Policisë Kriminale në PSH, dhe i finalizuar në bashkëpunim me autoritetet ligjzbaruese gjermane, nën drejtimin e Spak-ut, ku u arrestuan 15 persona dhe u shpallën në kërkim 23 persona të tjerë.