Delegacioni ukrainas ka mbërritur në Bjellorusi për raundin e tretë të bisedimeve me Rusinë, pas dy seancave të mëparshme që nuk arritën të prodhonin përparim drejt paqes. Në fokus të bisedimeve do të jetë edhe njëherë korridoret humanitare, për të lejuar civilët ukrainas të shpëtojnë nga veprimet ushtarake, ndërsa bombardimet ruse vijojnë në shumë qytete ruse.

Gjatë natës të së dielës, një propozim i ri nga Rusia u cilësua “i papranueshëm” nga zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, pasi u bë e qartë se njerëzve që ikin nga Kievi do t’u ofrohet kalim i sigurt në aleatin e Rusisë, Bjellorusinë, ndërsa ata në Kharkiv do të kenë një korridor që të çon në Rusi

Nga katër qytetet e përmendura, vetëm ato më të voglat – Mariupol dhe Sumy – kanë rrugë evakuimi që të çojnë në pjesë të tjera të Ukrainës. Një zëd