Nafta u rrit sërish këtë të mërkurë përpara takimeve të nivelit të lartë që mund të rezultojnë në sanksione të reja ndaj Rusisë, shkruan Bloomberg.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe NATO-s do të mblidhen të enjten në Bruksel për të forcuar përgjigjen e tyre ndaj pushtimit rus të Ukrainës, çka ka tensionuar sërish tregtarët ndërkombëtarë të naftës.

West Texas Intermediate arriti sot në rekorde të reja, nga mbi 111 dollarë drejt 113 dollarë për fuçi dhe gjasat janë që rritja të mos frenohet dot./lexo.al

https://www.bloomberg.com/news/articles/2022-03-22/oil-edges-lower-ahead-of-nato-eu-summits-on-russia-ukraine-war