Gjermania regjistroi mbi 300,000 infeksione të reja me koronavirus brenda një dite, një rekord i ri pasi ministri i Shëndetësisë u kërkoi qeverive shtetërore t’i përgjigjen shpërthimeve me kufizime të reja.

“Autoritetet shëndetësore regjistruan 318 387 raste në 24 orë krahasuar me 294 931 një javë më parë”, raportoi Instituti Robert Koch (RKI).

Gjatë 24 orëve të fundit u raportuan 300 vdekje nga koronavirusi, krahasuar me 278 një javë më parë. Shkalla e incidencës shtatëditore të infeksionit ka arritur në 1 752, një tjetër rekord i lartë.

Që nga fillimi i pandemisë, RKI ka raportuar 19 596 530 infeksione me Covid-19 dhe 127 822 vdekje. Janë regjistruar më shumë se 15 milionë të shëruar nga Covid-19.

Kufizimet e vendosura për të parandaluar infeksionet në nivel federal janë duke u hequr gradualisht, ku vetëm disa rregulli i vendosjes së maskave do të mbetet në fuqi në shkallë kombëtare nga 2 Prilli.