Militantët e Berishës nuk hezitojnë ta tregojnë ‘adhurimin’ ndaj tij edhe me deklarata nga më të ndryshmet. Njëri prej tyre sot në Tepelenë madje tha se ishte gati të vdiste vetëm që Berisha të merrte edhe njëherë drejtimin e PD.

“Kam qenë i përndjekur politik, 5 vëllezër të dënuar me burg, vëllai më ka vdekur në psikiatrinë e Elbasanit, një tjetër në spitalin e Vlorës. E dua demokracinë, aman merre njëherë ti PD, pa të vdes dhe unë bashkë me ta, me mamanë e babanë”, tha ai.