Në temën e zonës së ndalim-fluturimit, ministri i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, Ben Ëallace përsëriti qëndrimin e vendit të tij për të mos qenë në favor të vendosjes së një zone të tillë mbi Ukrainën – të cilën ukrainasit kanë kërkuar. Sipas BBC, ai thotë se as raketat ruse dhe as artileria nuk do të preken nga një zonë ndalim-fluturimi, e cila gjithashtu do të ndalonte fluturimin e avionëve ukrainas. “Nëse kemi një zonë të ndaluar fluturimi, askush nuk fluturon.”
Por në vend të kësaj ne mund të ofrojmë aftësi anti-ajrore, tha ai. “Kjo është një mënyrë tjetër për të arritur të njëjtin qëllim.” Britania e Madhe, SHBA-të dhe mjaft shtete të tjerë Perëndimore kanë furnizuar Ukrainën me raketa anti-ajrore dhe anti-tank, të cilat po u shkaktojnë mjaft dëme rusëve.