Ukraina ka hyrë në ditën e 10 të luftimeve dhe rezistencës që po i bën agresionit rus, ndërkohë që bombardimet e qyteteve të saj nuk kanë pushuar, ku forcat ruse duket se po përparojnë në jug të Kievit. Luftimet kanë vazhduar gjatë natës në Mariupol dhe Chernihiv në Ukrainën veriore, ndërsa lagjet e banimit dhe infrastruktura civile janë bombarduar nga raketat ruse.

Rusia ka vazhduar të avancojë në Ukrainë, me “sulme të pamëshirshme” të vërejtura gjatë natës në qytetin-port kyç të Mariupolit dhe qytetin verior, Chernihiv. Kryetari i bashkisë së Mariupolit ka bërë thirrje që të krijohet një korridor humanitar në mënyrë që ushqimi dhe ilaçet të mund të dërgohen në qytet, ku duket se Rusia ka rënë dakord. Ministria ruse e Mbrojtjes njofton se do të lejojë korridoret humanitare duke filluar nga ora 10 e mëngjesit me orën e Moskës për banorët e Mariupol dhe Volnovakha.

Qyteti jugor, shtëpia e më shumë se 400,000 njerëzve, është afër kufirit rus dhe kyç për krijimin e një korridori tokësor që lejon rebelët e mbështetur nga Rusia në Luhansk dhe Donetsk të bashkojnë forcat në Krime. Ditën e hënë gjithashtu pritet të mblidhet Këshilli i Sigurimit i OKB-së për të diskutuar krizën humanitare në Ukrainë me kërkesë nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria.

Këtë fundjavë pritet që Kievi dhe Moska të zhvillojnë raundin e ri të bisedimeve, por nuk dihet ende se kur dhe ku do të zhvillohet kjo. Dy raundet e mëparshme janë mbajtur në Bjellorusi

Gjatë ditës së djeshme presidenti i Ukrainës Zelensky dënoi liderët e NATO-s për përjashtimin e një zone të ndaluar fluturimi mbi vendin e tij, ndërsa forcat ruse kapur gjithashtu centralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi në Evropë, pasi e kanë sulmuar për orë të tëra të premten. Lëvizja alarmoi liderët botërorë të cilët thanë se sulmi mund të kishte shkaktuar një katastrofë.