Leonardo DiCaprio dhuroi 10 milionë dollarë për Ukrainën. Veprimi i tij nuk është rastësor pasi aktori hollivudian ka një lidhje të veçantë me vendin që ndodhet nën pushtimin rus. Ylli 47-vjeçar ka rrënjë ukrainase pasi gjyshja e tij, Helena, ka lindur në Odessa, nga ku u transferua në Gjermani në 1917.
DiCaprio ishte shumë i afërt me gjyshen e tij, e cila e ka mbështetur në fillimet e karrierës së tij. Helen Indenbirken, e cila vdiq në vitin 2008 në moshën 93-vjeçare, u shfaq me nipin dhe vajzën e saj në premierat e filmave të tij pothuajse gjatë gjithë jetës së saj.
Shumë aktorë dhe regjisorë të famshëm shprehën solidaritetin me popullin ukrainas dhe filluan të mbledhin para për ndihmë konkrete për popullatën. DiCaprio është përfshirë prej kohësh dhe në iniciativa kushtuar luftës kundër katastrofës klimatike.