Këtë të mërkurë, dita do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave.
Në vijim pritet që gradualisht vranësirat të shtohen në të gjithë territorin, ku mbizotëruese do të jenë në zonat Veriore duke krijuar mundësi për reshje natën.
Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 20°C. Era do fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 – 5 ballë.
Mbetet mbizotërues moti i qëndrueshëm në territorit Kosovës, ku gjatë paradites do të ketë alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë në Perëndim të vendit.