Diplomatët e Bashkimit Evropian kanë miratuar sanksione të reja kundër Bjellorusisë, pasi ka treguar mbështetje ndaj Rusisë në luftën kundër Ukrainës.

Presidenca franceze e BE-së konfirmoi se diplomatët e BE-së kanë miratuar sanksione të reja kundër bjellorusëve dhe goditja do të jetë në ekonomi.

“Sanksionet do të godasin gjithashtu disa sektorë ekonomikë, dhe në veçanti lëndën drusore, çelikun dhe kaliumin”, thuhet në deklaratë.

Një zyrtar i BE-së tha këtë javë se një nga qëllimet e sanksioneve të reja kundër Minskut ishte ndalimi i eksporteve të çdo mall tjetër bjellorus në BE.

Masat e reja i shtohen sanksioneve të vendosura më parë nga BE-ja, pasi presidenti Alexander Lukashenko shtypi protestat pas zgjedhjeve në gusht të 2020-tës.