Sot votohet për kryetar bashkie edhe në Durrës, ku është hasur edhe incidenti i parë.

Dy komisionerë në një qendër votimi në Durrës janë konfliktuar me njëri tjetrin! Komisioneri i ‘Shtëpisë së Lirisë’ së Sxali Berishës ka qëlluar me komisionerin e Partisë Demokratike të Bashës. Procesi është pezulluar pak minuta dhe më pas ka rifilluar.

Procesi ka nisur fillimisht pa problematika ndërsa në garë për kryetar bashkie janë Emirjana Sako nga Partia Socialiste, Luan Hoti nga Partia Demokratike dhe Ardian Muka nga ‘Shtqpia e Lirisë’.

I pari në radhët e kandidatëve që ka votuar ka qenë kandidati i PD-së Luan Hoti, i cili në fjalën e tij u bëri thirrje qytetarëve që ta marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë si njerëz të lirë.

Në Durrës janë 262.019 votues. Janë 4 KZAZ, me totalin e 337 qendrash votimi: Pallati i Sportit ZAZ 21:109 QV, 78709 zgjedhës; “Marie Kaçulini” ZAZ 22: 79 QV, 67432 zgjedhës; “Jan Kukuzeli” ZAZ 23: 76 QV, 57891 zgjedhës; “Leonik Tomeo” ZAZ 24: 73 QV, 57987 zgjedhës.