Pas katër humbjesh ekipi i Lakers rikthehet te fitorja, duke mundur 124-116 Golden State. Një ndeshje magjike për LeBron James, autor i 56 pikëve dhe 10 rebound, një përbindësh pavarësish moshës. Për Warriors, që pësuan humbjen e katërt radhazi, u dallua Curry me 30 pikë, por që mbetën për statistikë.

Miami fiton 99-82 ndaj Philadelphia duelin e kreut në Konferencën e Lindjes, duke u konfirmuar si skuadra më e mirë. Hero e Butler realizuan nga 21 pikë secili për skuadrën e Miami. Fitore në sekondën e fundit për Dallas, që falë 36 pikëve të Dinëiddie mundi 114-113 Sacramento (Fox 44 pikë).

NBA – Rezultatet e sotme

Dallas – Sacramento, 114-113

Charlotte – San Antonio, 123-117

Memphis – Orlando, 124-96

Miami – Philadelphia, 99-82

Minnesota – Portland, 135-121

Lakers – Golden State, 124-116