09 Mars, Tiranë- Në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është organizuar një aktivitet në kuadër të dy vjetorit të fillimit të pandemisë në Shqipëri, me praninë e ekspertëve dhe mjekëve që kanë kontribuar në këto dy vite për përballimin e situatës. Shefja e Epidemilogjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Prof .Silva Bino duke u ktheyr pas në kohë e cilësoi vendimin e duhur atë të mbylljes dhe izolimit të popullatës në fillimet e pandemisë COVID19. “Dhe për të gjithë korin se si u mbyllën pse u mbyllën ishte që ne në të njëjtën kohë të përgatisnim pikërisht në atë kohë së bashku me një grup ekspertësh edhe të huaj. Natyrisht çdo gjë, një pjesë të mirë të gjërave i kishim të parashikuara në ligjin e sëmundjeve infektive. Mua më kujtohet kur në 2016 në një paragraph që është i cituar mbyllja e plotë lock-doën, një pjesë e deputetëve të Parlamemtit filluan të qeshnin dhe të na thonin që kjo ska për të ndodhur ndonjëherë dhe unë normalisht nuk e mendoja që në jetën time ta zbatonim plotësisht këtë gjë. U zbatua dhe sot dimë më mirë se si të zbatohet më mirë dhe si mund të parandalohet më mire dhe natyrisht kjo mbyllje bëri që Shqipëria gjithashtu të mbronte ata që kishte më të dobët”, tha Bino.
Duke folur për kapacitetet testuese në vend Bino tha se Laboiratori i ISHP është pajisur me aparatura të teknologjisë së fundit. “Por sot kemi arritur që ky laborator sot të jetë plotësisht i automatizuar, është një element i rëndësishëm dhe kjo falë mbështetjes kombëtare por edhe mbështetjes të së të gjitha qeverive dhe gjej rastin të falenderoj qeverinë e SHBA dhe CDC për të gjithë investimin madhor që ka bërë në laboratorin e virologjisë dhe në të gjitha kapacitetet e virologjisë dhe survejancës së sëmundjeve infektive. Ajo çka bëmë, krijuam një partneritet publik dhe privat. Sot kemi një databazë kombëtare që na e kanë zili shumë vende, që në çdo moment, edhe tani nga celulari im mund të gjejmë se cili prej jush kur është testuar sa herë është testuar në publik në privat me PCR, me test të shpejtë dhe sot falë këtij sistemi çdo qytetar mund ta marrë edhe ne e-albania, pra mund ta printojë”, tha Bino.
Teksa ka vënë theksin në vijimin Programit Kombtar të Vaksinimit ndaj COVID19, Bino tha se aktualisht kemi të vaksinar 60% të popullsisë.
“Aktualisht që flasim kemi vaksinuar 60% të populllsisë. Kemi aplikuar 83% të vaksinave të mbërritura, pra është një arritje”, tha Bino. Në fjalën e saj Prof. Silva Bino ka falendruar bashkëpunëtorët në terren dhe Komiteti Teknik të Ekspertëve për përballlimin e shumë elementëve të cilët sicc tha ajo mund të ishin shumë më të këqinj.