Ish-kryeministri i Bullgarisë dhe kreu i partisë opozitare të qendrës së djathtë GERB, Bojko Borisov, është arrestuar vonë të enjten si pjesë e një operacioni policor të lidhur me hetimet e zyrës së prokurorit të BE-së, tha ministria e Brendshme.
Burime për Eunews.al bëjnë të ditur se forcat e policisë kanë mbërritur në shtëpinë e ish-kryeministrit pa asnjë njoftim paraprak.
Ish-ministri i financave Vladislav Goranov, ish-kryetarja e komisionit parlamentar buxhetor Menda Stoyanova si dhe këshilltarja e Borisovit për media, Sevdalina Arnaudova u arrestuan gjithashtu, tha ministria në një deklaratë.
“Një operacion në shkallë të gjerë është duke u zhvilluar në lidhje me 120 raste të Prokurorisë Evropiane në Bullgari. Kërkime dhe sekuestrime janë kryer në shumë adresa. Bojko Borisov, Vladislav Goranov, Menda Stoyanova dhe Sevdalina Arnaudova janë aktualisht të ndaluar,” tha ministria.