Rusia ka përdorur bomba me fosfor të bardhë në Hostomel dhe Irpin. Kjo sipas kryetarit të Irpin-it Oleksandr Markushin, cituar nga The Kyiv Independent . “Forcat ruse shënjestruan qytetet me bomba fosfori natën e 22 marsit,” tha Markushin
Përdorimi i armëve të tilla kundër civilëve është i ndaluar nga Konventat e Gjenevës. Nga ana tjetër, zëvendës shefi i policisë së Kievit publikoi një video duke akuzuar Rusinë për përdorimin e municioneve me fosfor kundër qytetit të Kramatorsk në lindje të vendit.