Nga Ergys Mërtiri

Pa hyre ne analiza se nuk ia vlejne ne kete mjedis. E vetmja vlere qe kane pasur keto zgjedhje, jane per te na treguar efektin qe ka pasur ne popull sherri brenda opozites.

Se pari, argumentet dhe veprimet e Bashes nuk kane qene bindese. Hezitimet e tij per tu futur ne beteje dhe strategjia per te luajtur ne mbrojtje duket e deshtuar.

Se dyti, nje pjese e mire e popullit opozitar nuk i ka besuar revolucionit te Berishes, ama ia ka ngrene rrenat kunder ish njeriut te tij me te afert.

Se treti, konspiracioni se ka nje aleance Rama-Basha u rrezua. Po te kishte dicka te tille, nuk do dilte ky rezultat. Perkundrazi, suporti i oligarkise per foltoren ka dhene efekt.

Se katerti, revolucioni po ha vetveten. Te dyja palet vetem kane humbur duke shkaterruar opoziten, pavaresisht nga gezimi idiot i njeres pale, te ekzaltuar nga fakti qe tjetri u demtua me shume.

Se pesti, i vetmi i fituar ne kete mes eshte Rama, i cili e ka thelluar ne mbi 60 perqind fuqine e vet elektorale duke e pasur tashme te shtruar rrugen per tu bere mbret.