Kandidati i Partisë Socialiste Edison Memolla është shpallur fituesi i bashkisë së Rrogozhinës. Memolla arriti të siguronte në këto zgjedhje 5438 vota.

Pas tij, u radhit kandidati i Partisë Demokratike, Fredinand Saraçi 1966 vota, ndërsa kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Hekuran Xhani arriti të merrte 1550 vota.

Ndërkohë, numërimi vijon në 4 bashkitë e tjera, respektivisht në Durrës, Lushnjë, Dibër dhe Shkodër.

Rezultati final:

Edison Memolla: PS- 5438

Fredinand Saraçi: PD – 1966

Hekuran Xhani: SHL