Tre debutues kuqezinj janë në listën e trajnerit Edy Reja për dy miqësoret e këtij muaji, ndaj Spanjës në transfertë dhe Gjeorgjisë në shtëpi. Emrat e tyre janë: Elhan Kastrati, Kristjan Asllani dhe Adrian Bajrami.

Ky i fundit është surpriza më e madhe në fakt, sepse dy të tjerët kishin ditë që përfliteshin si prurje të reja në kombëtaren e madhe. Më konkretisht, janë 26 lojtarë, që ka thirrur trajneri Reja për këto dy ndeshje impenjative dhe me rëndësi në funksion të fushatës së radhës eliminatore të Ligës së Kombeve.

Ka qenë faqja zyrtare e FSHF-së, ajo që ka zbuluar listën e kuqezinjve për përballjet me iberikët dhe gjeorgjianët: Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja, ka shpallur listën me emrat e 26 lojtarëve që do grumbullohen për dy ndeshjet miqësore ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë.