Presidenti rus, Vladimir Putin duhet të nxitet për të bërë “një dalje të ndershme” me qellim zgjidhjen e konfliktit me Ukrainën, deklaroi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Ne duhet t’i themi Putinit… tani ju duhet të jeni arkitekti i një hapi për paqen”, deklaroi Erdogan.

”Ne duhet të kërkojmë ta zgjidhim këtë konflikt duke nxitur një dalje të ndershme”, u tha ai gazetarëve, pas kthimit të tij nga një takim me krerët e NATO-s në Bruksel.

Erdogan tha se ka në plan ndërmjetësimin e bisedimeve mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit rus Putin duke vlerësuar detajet e takimit të tij në NATO.

Ankaraja e sheh veten si ndërmjetëse në konfliktin e Ukrainës dhe ruan marrëdhënie të ngushta me Ukrainën dhe Rusinë.