Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë prishur dhe marrë peng protestën që nisi si qytetare. Pas thirrjeve në rrjete sociale nga Berisha e Meta për tu bashkuar në protestë, këta të dy kanë organizuar edhe daljet në podium, ku kanë nxjerrë me radhë të gjithë ithtarët e Shtëpisë së Lirisë.

Më poshtë po ju sjellim të gjithë skuadrën e cila sot duke marrë mikrofonin morën peng protestën që nisi për uljen e cmimit të naftës.

Ata qe kane dale ne podium dhe kane folur me te pranishmit kane qene ata qe jane ne Shtepine e Lirise.

I pari e ka marrë fjalën Fatmir Merkoci, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD dhe një nga besnikët e Sali Berishës në protestën e dhunshme të 8 janarit te selia e PD.

Pas tij ishte Ilirjana Kuçana, e cila njihet si ithtare e Berishës. Ajo në çdo proteste të Berishës ka qenë në krah të tij, madje, edhe në zyrën e tij siç duket në foton e mëposhtme.

Por nuk mund tëmungonte edhe një ithtar tjetër i Berishës,  Arbër Kola i cili ka qenë aktiv në foltoret e Sali Berishës, ku ka shprehur mbështetjen për të. Ndërkaq, ishte një nga kryesorët në sulmin e selisë së PD-së më 8 janar të këtij viti.

Me tej, ka qene gazetari Bled Marku i Syri TV ,  i cili njihet botërisht si televizioni i Familljes Berisha, i cili rrëmbeu mikrofonin, mesa duket për të tejçuar mesazhin politik te doktorit.

Erges Eskiu poashtu nje ithtar i Foltrores, ka folur sot dyke u bashkuar ne ekipin e atyre qe percjellin zerin e Berishes.

Edhe Lorina Halilaj ishte një nga ato që mori mikrofonin. Burimet nga selia blu bejne me dije se Halilaj ka qenë në fushatë pjese e ekipit të monotirimit të medias në PD. Çfarë duhet të bëjë tjetër Sali Berisha për të treguar se këtë proteste ai e ka zënë për fyti?