Rio Ferdinand është kthyer të flasë për situatën e Manchester United. Ish-mbrojtësi i Djajve të Kuq, gjatë podcast-it të tij Vibe with FIVE, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me atë që po ndodh brenda ekipit të Rangnick.

“Duke i parë nga jashtë, përshtypja është se të gjithë duan të jenë miq. Askush nuk do t’i thyejë hundën dikujt tjetër, duket sikur po punojnë në një zyrë në qendër të qytetit”, ka thënë Ferdinand.

“Janë të gjithë të sjellshëm mes tyre, nuk pëlqehen, por askush nuk ia thotë tjetrit. Për të fituar duhet edhe të shkundësh dikë duke i thënë se ka luajtur shumë keq dhe se duhet të zgjohet. “Nuk është as e nevojshme të jesh kaq agresiv, mjafton një bisedë e thjeshtë. Ju lutem, më thoni dikë në skuadër që po e bën këtë”.