Një studim ka dalë në përfundimin se edhe personat që e kanë kaluar Covid-19 me simptoma të lehta, kanë ndikime në tru.

“Jemi habitur nga ndikimet që kemi vënë re në tru tek njerëzit që e kanë kaluar pa probleme koronavirusin”, tha për CNN Gëenaëlle Douaud, e Universitetit të Oksfordit.
Studimi i publikuar në revistën “Nature” vuri re humbje të lëndës gri dhe anomali në tru tek të gjithë personat që janë prekur nga Covid-19. Në studim u vëzhguan 401 persona që kishin kaluar koronavirusin nga marsi i vitit 2020 deri në prill të vitit 2021.

Pjesëmarrësit në studim ishin të moshës 51-81 vjeç.

Douaud shpjegoi se është normale për njeriun që të humbasë rreth 0,2% të lëndës gri të trurit çdo vit, sidomos në zonat që kanë lidhje me kujtesën, por personat e vëzhguar kishin humbur nga 0,2% deri në 2% të lëndës gri.