Në mbledhjen e tij të parë Bordi i Transparancës dhe kufizimit të përkohshëm të çmimeve të tregtimit të naftës dhe gazit vendosi që cmimi i naftës për periudhën 12-15 mars 2022, të jetë 217 lekë/litri.
Menjëherë pas vendimit, kompanitë e tregtimit të naftës kanë pasqyruar në pikat e karburantit uljen e çmimit të naftës.
Kështu, siç duket edhe nga vëzhgimet, në pikat e karburanteve është vendosur cmimi prej 217 lekësh për litër, në zbatim të vendimit të bordit.
Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje me çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.
Organet ligjzbatuese do kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.