Një ditë më parë u zbulua se si Sali Berisha dhe Ilir Meta ishin nxitësit dhe organizatorët e protestës para Kryeministrisë, ku protagonistë që mbanin fjalime ishin anëtarë të komisionit të rithemelimit të PD.
Por me sa duket, koalicioni “Shtëpia e Lirisë” këtë protestë nuk e ka shfrytëzuar vetëm për sulme ndaj kundërshtarit politik, Edi Ramës, por edhe ndaj aleatëve perëndimorë që e kanë shpallur Berishën non grata, perëndimit dhe aleatëve të tij.
Sic duket edhe nga fotot e protestës, mbështetësit e Berishës kanë ngritur postera me thirrje kundër perëndimit që i ka vendosur sanksione Rusisë.
“Sanksionet ishin për ne, apo për Rusinë”, lexohet në një poster. Kështu, protestuesit hedhin parrulla kundër perëndimit dhe sankioneve në bulevardin kryesor të Tiranës, pavarësisht se vendi ynë qëndron përkrah aleatëve perëndimorë në mbështetje të Ukrainës kundër agresionit rus.