Ndërsa e konsideroi një vendim skandaloz vendimin e dhënë sot nga gjyqtari Agon Zhukri për të regjistruar si legjitim kuvendin e 11 dhjetorit, kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj, paralajmëroi se do të paraqesë një kallëzim penal për gjyqtarin.

“Sic e dini ju gjyqtari vetë ka deklaruar njohjet e veta anësinë e vet në këtë proces. Në tejkalim të ligjit ka marr në shqyrtim cështjen. PD ka bërë ankim për regjistrimin e kuvendit të 18 dhjetorit. Është i fundit kuvend që PD ka realizuar. Cështja është në apel bashkë me provat.

Gjyqtari i sotëm nuk ka patur asnjë dosje. Ka marrë një vendim, pa patur prova e dosje. Pa patur palë. Që një vendim të ketë efekt duhet të ishim edhe ne palë. Janë element që për këdo i lind e drejta të paraqesë një kallëzim penal për gjyqtarit.” u shpreh Alibeaj.