Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) Blendi Gonxhe, mori pjesë në takimin që u zhvillua online, mbi Harmonizimin e Rregullave mbi Mjetet Rrugore, në Komitetin e Transportit të Brendshëm – Komisioni Ekonomik Evropian, pjesë e Këshillit Ekonomik e Social të Kombeve të Bashkuara.
Gonxhe u shpreh se, “aksesi në kohë reale në platformat globale për të dhënat teknike të mjeteve rrugore që importohen në Shqipëri, verifikim digjital i kritereve mjedisore, kilometrazhi, gjendja teknike, siguria (përfshirë dhe mjetet historike/koleksionimi) dhe çdo modifikimi konstruktiv, ishin në fokus fjalës që mbajta emër të DPSHTRR”.
DPSHTRR-ja është anëtare e CITA – CORTES/CIECA.
Gonxhe vuri në dukje se, për vitin 2021 në Shqipëri u importuan 55,380 mjete rrugore nga të cilat 90% mjete të përdorura dhe 10% të reja (71% nga vendet e BE, 11.5% nga vendet europiane jo anëtare të BE, 7% nga Korea e Jugut dhe Azia, 6% nga Kanadaja e 3.44% nga SHBA, si dhe 1% nga vendet EBA), çka përbën një përgjegjësi shumë të lartë për Automotorizimin Shqiptar për regjistrimin me transparencë dhe në respekt të normativave në fuqi.
Gonxhe tha se, “në këtë takim u dakordësua një axhendë pune specifike për shkëmbimin informatik të të dhënave, import-eksportin e mjeteve të reja dhe të përdorura me standarde të sigurisë rrugore dhe ambientit, që eliminojnë abuzimet e shumta në këtë treg global”.