Situata nxehet në “Shihemi në Gjyq” pasi ndërsa Iliri, djali i vogël i familjes Alizoti na njeh me përkeqësimin e marrëdhënies së tij me bashkëshorten, has në kundërshtimin e babait të tij, Luftarit dhe motrës, Eglës.

Në këtë pikë të programit “E diela shqiptare” në Tv Klan ai deklaron një të vërtetë tronditëse që tregon sa ishte kalbur martesa e tij dhe komunikimi me bashkëshorten.

Ilir: Në datën 24 Janar unë jam larguar nga shtëpia. Më vdiq gjyshja, nuk më erdhi, më tha “nuk vij me ty”. “Pse nuk i vjen?”, i thashë. “Nuk i çoj fëmijët në Sarandë unë për vaki”, më tha.

Egla: Kur vije për gjëra të tjera, hidheshit atje.

Ilir: Po ju shpjegoj pse kam arritur këtu.

Luftar: Nuk e thua të vërtetën.