Rusia vijon të përparojë në qytetin e Mariupolit, i cili është më i shkatërruari deri më tani që prej fillimit të sulmeve ruse në Ukrainë.

Luftimet në rrugë po pengojnë shpëtimin e njerëzve të bllokuar nën teatrin e bombarduar, sipas kryebashkiakut të qytetit.

Vadym Boichenko thotë se nuk ka asnjë pjesë toke në qytet që nuk ka shenja lufte.

Por, avancimi i trupave ruse është ndalur në shumë vende, ndërsa forcat ukrainase rezistojnë dhe nisin kundërsulme efektive.

Në verilindje, forcat ruse pothuajse kanë rrethuar qytetin e Sumy , por përpjekjet për ta pushtuar kanë dështuar.

Përpjekjet e tyre për të marrë Kharkivin nuk janë realizuar pasi forcat ukrainase po zmbrapsin një avancim në jug të qytetit.

Gjithashtu trupat ruse që përparojnë në kryeqytetin Kiev janë përballur me rezistencë të fortë nga ana e ukrainasve.