Pas mbetjes jashtë Botërorit të Italisë, bëhen edhe analiza dhe krahasime. Mediat italiane kujtojnë Botërorin 1986. Enzo Bearzot, katër vjet pas triumfit botëror 1982, ia besoi heronjve të plakur të Spanjës për ta përsëritur suksesin. Rezultati ishte dalja në 1/16 kundër Francës e një kombëtareje që kishte dhënë tashmë gjithçka. Një episod vjen ndërmend në bilbilin e fundit të ndeshjes së Palermos natën e mbrëmshme.
Mancini, për të rrëmbyer një vend në Katar 2022, vendosi të mbështetet në grupin që vetëm tetë muaj më parë ishte ngjitur në majën e Evropës. Fatkeqësisht, ne e dimë mirë rezultatin. Nga ana tjetër, është krejt normale të mendosh se një trajner preferon të fokusohet tek ata që njeh, në një grup të konsoliduar nga pikëpamja njerëzore dhe teknike, veçanërisht nëse ka arritur rezultate të shkëlqyera.
Shpesh, pra, bëhet e vështirë të largosh nga shtëpia një lojtari që të ka lejuar të marrësh fitore të rëndësishme, edhe nëse ai nuk është më në gjendje, për shkak të moshës ose rënies fizike natyrore, të garantojë të njëjtën performancë. Kështu ndodhi me Bearzot dhe i ndodhi edhe Marcello Lippit, pas Botërorit të fundit të fituar. Në vitin 2010, 4 vjet pas triumfit në Berlin, ai donte t’u jepte kampionëve të botës 2006 shansin për të provuar një tjetër trofe në Afrikën e Jugut. Fatkeqësisht Italia u largua në raundin e parë pasi barazoi me Paraguajin dhe Zelandën e Re dhe humbi nga Sllovakia.
Mirëpo, fakt është se Italia nuk merr pjesë në 2 Botërorë rresht. Kritika janë të pafundme, por nganjëherë nga një shkatërrim i tillë nis edhe suksesi, sic ndodhi me Italinë pas 2018, që triumfoi në Evropian.