Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka falenderuar diplomatin e BE në Tiranë, Luigi Soreca, për kontributin që ka dhënë për Shqipërinë gjatë mandatit të tij 4-vjeçar, sidomos në çështjen e integrimit në BE.

Xhaçka e quan Sorecën në një postim të saj në rrjete sociale si një mik të mirë të Shqipërisë, që dha një kontribut të palodhur gjatë tërmetit dhe pandemisë.

Postimi i Olta Xhaçkës:

Faleminderit i dashur Luigi për gjithçka që ke bërë për të mbështetur integrimin e Shqipërisë 🇦🇱 në Bashkimin Evropian 🇪🇺. Por mbi të gjitha faleminderit 🙏 që keni qenë një mik i mirë i Shqipërisë. Puna juaj e palodhur pas tërmetit dhe gjatë pandemisë do të kujtohet me mirënjohje të pamasë. Të uroj më të mirat në pozicionin tënd të ri! 🇦🇱🤝🇪🇺