Instituti i Statistikave ka publikuar shifrat që tregojnë import – eksportet e mallrave nga Shqipëria drejt shteteve të tjera dhe anasjelltas përgjatë muajit shkurt të këtij viti.
Në grafikët e publikuar INSTAT bën me dije se në muajish Shkurt 2022 eksportet e mallrave arritën vlerën 37 mld lekë, duke u rritur me 50,5 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 6,5 %, në krahasim me Janar 2022.
Ndërsa përsa i përket importit të mallrave, ato arritën vlerën 69 mld lekë, duke u rritur me 31,5 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 24,9 %, në krahasim me Janar 2022.
Shteti me të cilin Shqipëria ka import-eksportin më të madh të mallrave është Italia ku krahasuar me vendet e tjera, eksportet kapin vlerën e 47.1% ndërsa ato të importeve në vlerën 24.1%.
Vendin e dytë për eksportin e mallrave drejt Shqipërisë e mban Gjermania me 8.5% ndërsa të dytin për importin e mallrave e mban shteti fqinj Greqia me 7.7%.
Link: Të dhënat e plota